Çmimi i një fuçie nafte në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë nën 20 dollarë dhe llogaritet të jetë më i ulëti që nga viti 2002.
Rënia me 20% pason çmimet negative që janë regjistruar për një fuçi në West Texas Intermediate (WTI), pikë referimi për naftën amerikane.
Çmimi i naftës amerikane, që ra në minus 37 dollarë për fuçi për momentin pasi është prodhuar me afat tregtimi, tani po shkon përsëri në shifra pozitive.
Analisti James Trafford i “Fidelity International” thotë se lëvizja e paparë e çmimeve konfirmon që kërkesa për naftë është ende shumë e dobët, thotë BBC.
Çmimet e naftës janë dobësuar ndjeshëm për shkak të kombinimit të furnizimit të tepërt dhe kolapsit në kërkesën globale për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik të shkaktuar nga masat e bllokimit të koronavirusit.



