BE nuk pajtohet me Rusinë se refugjatët sirianë mund të kthehen në vendin e tyre

BE nuk pajtohet me Rusinë se refugjatët sirianë mund të kthehen në vendin e tyre

Bashkimi Evropian nuk beson se Siria është e sigurt për t'u kthyer refugjatët sirianë, thanë zyrtarët në Bruksel  lidhur me përpjekjet e Rusisë për të kthyer refugjatët në një vend të shkatërruar nga lufta, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kontribuojë në rindërtimin e saj. 

Ministrat e Jashtëm evropianë do ta diskutojnë këtë çështje gjatë takimit të tyre në Austri brenda javës. 

Zyrtarët e BE presin që blloku të qëndrojë në linjën e saj se nuk do të ofronte para për rindërtim për aq kohë sa Presidenti sirian Bashar al-Assad - mbështetur përsëri në pushtet nga ushtritë ruse dhe iraniane - nuk lejon që opozita të ndajë pushtetin.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më parë këtë muaj, para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, se duhet mundësua kthimi i refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre.

"Por nuk ka kushte të tilla, Rusia dëshiron që ne të paguajmë për të, por Siria dhe Assadi nuk janë të sigurta", tha një zyrtar i BE. 

BE mbështet grupet e opozitës siriane në konfliktin e armatosur që zgjat prej më shumë se 7 vitesh dhe që ka përfshirë shumë personazhe.

Zgjatja në vite ka ardhur kryesisht për shkak të mos gjetjes së dakordësisë nga ana e forcave ndërkombëtare dhe rajonale rreth mënyrës sesi do të përfundojë ky konflikt i armatosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy