Deputeti socialist Eduard Shalsi, e quan lajm të mirë për Shqipërinë, zgjedhjen e Bajram Begaj si President.
Për MCN Tv, ai tha se vendi ka tashmë një President të ri i cili erdhi pas një procesi që hera herës është vënë në pikëpyetje.
U provua se ishte proces i duhur që nga konsultat me grupet dhe shoqërinë civile. Kushdo që mendonte se do kishte një emër dinjitoz e pati atë mundësi.
Shqipëria ka sot një President të denjë me të gjitha atributet që duhet të mishërojë njeriu që do të duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, për të rikthyer dinjitetin e institucionit.
Më në fund Presidenca do kthehet në normalitet pas një periudhe të rrëmujshme kaotike.



