Deklaratat e Kurtit/ Berisha: Nxitja e psikozës së luftës jo reale. Bëhet për të mbuluar dështimin ekonomik (VIDEO)

Deklaratat e Kurtit/ Berisha: Nxitja e psikozës së luftës jo reale. Bëhet për të mbuluar dështimin ekonomik (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se në kufirin verior ka vendosur baza ushtarake, madje ka bërë thirrje për largimin e tyre sa më parë.

Deputeti Hisen Berisha tha që tendenca të tilla për të ngjallur frikë janë jo reale dhe bëhen thjesht për të mbuluar dështimin politik dhe ekonomik të vendit.

Drupal Ad

 

 

 

"NATO, apo KFOR janë me mandat të KS nga OKB për të krijuar një ambient të brendshëm të sigurt, dhe një pacenueshmëri të kufijve të Kosovës. Deklarimi i tyre e ka peshën e zyrtaritetit edhe vendor, edhe ndërkombëtar, nuk guxon të kalojë limitet, apo standardet e vendosura për një ambient që mund të quhet i sigurt, i brishtë, i pasigurtë. Qëndrimit e atyre që kanë mandatin ndërkombëtar për të garantuar siguri janë më valide. Qëndrimet që vijnë nga zyrtarët e Prishtinës, pa dashur t’i nënçmoj institucionet e Kosovës, po bëhen një format  apo frymë që nxit psikozën e luftës, që nxit frikën te qytetarët, dhe e kthen Kosovën në një burim të ngjarjeve të pasigurisë dhe frikëson mundësinë e investitorëve në Kosovë, nuk duhen marrë shumë serioze. Shekspiri thotë që ruajuni nga liderët që u bien daulleve të luftës për të ndezur te qytetarët zjarrin e patriotizmit. Pse u duhet nxitja e patriotizmit sipas Shekspirit, sepse patriotizmi sfidon pakënaqësitë, varfërinë, skamjen dhe gjendjen e keqe ekonomike. Sot në Kosovë përjashto KFOR-in ke trupa shtesë të NATO-s. I dërgon NATO për shkak të zërave të pasigurisë që janë krijuar në rajon. Kanë krijuar një tampon zonë prej 1 km. Serbia e ka kaluar vitin 99’ dhe sulmin e NATO-s dhe e di mirë çfarë është cenimi i një territori. Asnjëherë nuk shuhen ambiciet e Serbisë ndaj Kosovës dhe botës shqiptare. Është edhe doktrinë mesjetare pretendimet ndaj Kosovës, por edhe doktrinë fetare. Në momenti që do t’i jepej shansi Serbia e synon pushtimin e Kosovës. Por sa ka mundësi dhe kapacitete të sulmojë në Kosovë, kjo është irreale. Sot në Kosovë nga 750 mijë kontribuues, i ke 380 mijë. Mbi 400 mijë janë të papunë. 550 mijë janë larguar nga Kosova në vitet e lirisë. Mos investimi në projekte kapitale, ka bërë që mijëra biznese të mbyllen. Varfërimi është në kulm.

Ndërkaq, Berisha tha që BE ka dështuar në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe do të duhej që kjo çështje të ishte në axhendën e SHBA-ve.

"Ndërmjetësimi i BE në dialog mund të barazohet me dështim. Edhe Borrelli dhe Lajçaku kanë dështuar. Tashmë s’është më njohja, por Asociacioni. E kanë kthyer mbrapa procesin politik dhe tani marrëveshja është e hapur, çështjen e Kosovës e lë të hapur. BE s’ka fuqi as ekonomike as diplomatike të ndërmjetësojë. Është i domosdoshëm ndërmjetësimi i SHBA-ve. Lobimi i kryeministrit aktual të Kosovës që çështjen e Kosovës ta mbartim nga SHBA në axhendën e BE, ka qenë hap i gabuar. Kurrë s’do përmbyllë BE një konflikt, pa qenë Amerikën ata që vendosin. Loja mes Vuçiçit dhe Kurtit është e stisur nga shumë faktorë. Janë afruar zgjedhjet dhe 4 vite qeverisje janë baraz me dështim. Ky është problemi tani në Kosovë, që duhet të mbulohen me tema që janë jashtë kapaciteteve tona. Tendenca për të ngritur këtë frikë është jo reale, është thjesht për të mbuluar dështimin politik dhe ekonomik të vendit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy