20 votat elektrorale të Pensilvanisë e shpallën Joe Biden presidentin e 46 të Amerikës, por ndryshe nga çfarë ka ndodhur në historinë e këtij vendi kundërshtari politik Donald Trump nuk u uroi. Jo vetëm kaq, por ai ka bërë edhe akuza të forta për manipulim të rezultateve dhe për këtë ka njoftuar se të hënën do të mbajë një konferencë shumë të rëndësishme.
Detaje nga kjo konferencë ka zbuluar sot avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani, i cili ka thënë se ka prova të forta se zgjedhjet janë vjedhur.
“Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan. Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimin votave,”- shtoi Giuliani.



