Arrestohen 31 anëtarë të grupit “Ndragheta”

Arrestohen 31 anëtarë të grupit “Ndragheta”

Policia italiane ka vënë në pranga 31 persona, pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Sipas mediave italiane, ata u vunë në pranga gjatë një operacioni të Europol dhe Eurojust, të zhvilluar në Itali dhe Gjermani. Sipas një njoftimi zyrtar të organizatës së policive Europiane, janë identifikuar dhe 65 persona të tjerë pjesë e organizatës mafioze, të cilët u shpallën në kërkim.

Të arrestuarit dhe personat e tjerë të shpallur në kërkim dyshohen se tregtonin kokainë mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Për të humbur gjurmët ata përdoren mjete të koduara të komunikimit. Hetimet në Gjermani u përqendruan veçanërisht në trafikimin e drogës dhe shmangien e mundshme të taksave.

Sipas njoftimit zyrtar në Itali godinat e hoteleve dhe një pjesë e ekipit mikpritës u përdorën për të pastruar paratë. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan disa qindra mijëra euro, armë, kokainë, dy automjete luksoze dhe bizhuteri. Për të pasur një bilanc të plotë të shumave të sekuestruara, pritet të bëhet një vlerësim i plotë i llogarive bankare që janë bllokuar. Për finalizimin e këtij operacioni u angazhuan rreth 800 oficerë policie dhe punonjës të tatimeve në të dyja shtetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy