Deputetka demokrate Jozefina Topalli, ka reaguar ashpër pas deklaratës së eurodeputetit Knut Fleckenstein që bëri për ish-kryeministrin Sali Berisha, kur i këroi të mos flasë më për “përralla sorosiane”.
Këtë deklaratë Toaplli e bëri në një proconcim për mediat, vetëmpak pas konferencës së eurodeputetit, për rikthimin e PD-së në Kuvend.“Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet ti thotë dikujt cfarë duhet të thotë, këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës”, tha Topalli.
Ish-kryetarja e Kuvendit tha se kjo do të ndodhte në një situatë normale, por aktualisht nuk jemi në kushte normale.
“I kuptoj ndërkombëtarët, pasi në kushte normale kjo është zgjedhja, por po të ishte kështu po, por nuk jemi në kushte normale. Është një zgjedhje që as mua nuk më pëlqen, por është në një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Këtu lirohet vrasës, organizata ‘Hakmarrja për Drejtësi’ na jep leksione si duhet të bëjmë drejtësi” tha ajo, duke shtuar se “eurodeputetin e dëgjojmë me respekt, por unë nuk jemi në kushte normale, pasi këtu vendos droga dhe lirohen bandat më të rrezikshme”, tha Topalli.
