Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, mbërrin sot në Tiranë për një vizitë treditore.
Vizita e Fleckenstein vjen në kulmin e zhvillimeve politike në vend, siç është edhe protesta e PD-së, e nisur mesditën e së shtunës.
Fleckenstein pritet të takohet me sot pasdite me kreun e PD-së, Lulzim Basha, megjithatë nuk është ende e qartë nëse ai është mandatuar për zgjidhjen e situatës së krijuar në Shqipëri pas protestës së PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme.



