Përnaska: Kisha sinjale për tjetërsim votash. PD ka nevojë emergjente për korrigjim, nisur nga lidershipi

Përnaska: Kisha sinjale për tjetërsim votash. PD ka nevojë emergjente për korrigjim, nisur nga lidershipi

Kandidatja për bashkinë e Tiranës, në radhët e PDIU, Lajla Përnaska, rezultatin e kryeqytetit në zgjedhjet e 14 Majit, e cilësoi si një humbje të thellë por dhe të pritshme të opozitës.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, deklaroi se edhe në garat që ajo ka qenë në radhët e Partisë Demokratike në vitin 2011, e di se që gara të nxjerrë fitues, do impenjim maksimal për të gjeneruar çdo energji për ta çuar te kutia votimit, por se në këto zgjedhje nuk kishte vullnet dhe aftësi.

Përnaska tha se jo vetëm që nuk ka asnjë meritë mazhoranca për të dalë fituese nga kjo garë, por ishte një shans shumë i madh që duhej shfrytëzuar për më tepër në këtë garë nga opozita, që të bëhej vërtetë garë me konkurrencë të fortë dhe të dilnim fitues.

Për mua është votë refuzimi në mënyrën si u prezantua opozita në këtë garë, diku e përçarë, diku gjysmë e bashkuar.

Perceptimi i votuesit të djathtë ishte që në fillim që me një opozitë të përçarë e kemi të pamundur të fitojmë.

Kjo e mbajti larg kutive të votimit elektoratin e djathtë, mënyra si u bashkua Partinë e Lirisë ishte gjendje kaosi, që çoi në këtë situatë.

Diferencën e madhe të kandidatit fitues Erion Veliaj, me kandidatët e tjerë në garë, Përnaska e sheh si diferencën më të thellë të gjithë historisë.

Për garën në Tiranë veç përçarjes së opozitës, ajo tha se gjeti një hapësirë bosh që u fut se dhe vetë ishte e papërfaqësuar.

Është një kontingjent ku unë bëj pjesë se nuk gjetëm përfaqësi. U bëra pjesë e garës edhe pse kam investuar politikisht në të gjitha aspektet në qarkun e Tiranës, duke njohur problematikat u futa.

Ndoqa një fushatë larg gjuhës agresive dhe toksike që e ka lodhur qytetarin dhe e ka mbajtur larg kutive të votimit dhe kandidatit të “Bashkë Fitojmë” se gjuha ishte shumë agresive dhe toksike.

Fushata u politizua gati 90%. U hoq mundësia e debatit mes kandidatëve dhe gjithë retorika ishte mes figurave kryesore, zoti Rama, Berisha, Meta, kjo e zhvendosi fokusin.

Qytetarët pak gjetën mundësinë për të dëgjuar për çështje dhe problematika konkrete. Kam bërë çdo përpjekje që të sjell një model krejt tjetër për të sjellë mesazhin se kulturës së garës.

Në vitin 2023 Shqipërisë i duhet patjetër një model i ri që të jetë i çliruar nga të gjithë terminologjitë, gjuha e urrejtjes, fyerjes, akuzave, përdoret dhe shpifja dhe mashtrimi.

Lidhur me akuzat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për manipulim votash, për blerje masive deri ne 500 euro një vote dhe po shkojnë drejt mosnjohjes së rezultatit, Përnaska shtoi se nuk mund të thotë se ishte proces zgjedhor perfekt, madje shtoi se për të ishte një garë e pabarabartë.

Ajo nënvizoi se resurset financiare janë të pallogaritshme për partitë e mëdha, madje edhe ato që nuk deklarohen.

Për partitë politike, fushata zgjedhore është biznesi më i madh se luajnë me fonde.

Aksesi në media ka qenë shumë i kufizuar për mua si kandidate, gjë që më vërtetua se mediat janë të kontrolluara nga aktorët politikë edhe të opozitës.

Ishte primitive mënyra si u sollën të mëdhenjtë. U është mbushur mendja se janë dhe pronarë kandidatësh, dhe pronarë gatash dhe pronarë votash, procesi ka problemet e veta dhe në fushatën time kam pasur sinjale të materializimit të votës jo vetëm nga mazhoranca edhe opozitës.

Kam kërkuar të gjejë fakte për ta denoncuar. Sa më në varfëri ta lësh miletin, aq më kollaj e ke ta blesh me 5 lekë.

Gjithë administrimi i procesit mbetet monopol i partive të mëdha, kam pasur sinjale për tjetërsim të votave të mia.

Por nuk kam pasur mundësi përfaqësimi në komisione, nuk kam pasur mundësi në kohë reale që të verifikoja, sepse tjetërsonin votat. Apo vota me shenja të ndryshme i shihnin të vlefshme.

Votat e mia zhdukeshin por këto të tjerat i quanin.

Është një proces gati çnjerëzor i numërimit, viti 2023 dhe të kesh një proces kaq primitiv dhe të paragjykuar se mbetet te ndërgjegjja e atyre numëruesve.

Sa i takon koalicionit opozitar, ajo tha se u provua që koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk është i besueshëm, nuk krijoi frymë zero frymë në fushatë.

PD që është humbëse, u fut e papërgatitur për fitore dhe nuk është futur me strategji fituese, është ende sot një forcë që nuk ka arritur të rikthejë besimin e qytetarëve si forcë fituese.

Ka nevoja emergjente për korrigjim, duke nisur nga lidershipi i saj, qoftë Berisha, Basha, apo Meta, janë lidership humbës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy