
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ripërsëritur zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i Partisë Socialiste dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha do të vihen përballë njëri-tjetrit edhe njëherë më 23 korrik. Kandidati Hoxha, në një komunikim me MCN lajme, thotë se kjo garë duket të jetë mes tij dhe qeverisë e jo mes tij e kandidatit rival, për vet presionin e qeverisë që po bën në tërë Rrogozhinën. Ai shpreh bindjen me me gjithë këtë do të fitojë këto zgjedhje. "Arsyeja e vetme e solli ripërtëritjen e zgjedhjeve (në thonjëza) ishte kutia e ‘burgut’, ku të burgosurit votuan padrejtësisht për kryetarin e bashkisë dhe deri në atë moment isha fitues dhe me kutinë e burgut u përmbys gjithçka. Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve, por këtë rast burgu nuk ka të drejtë të votojë, pas absurde, po pa burgun. Risia është se këtu kemi të meje se këtu kemi të bëjmë më një garë mes meje dhe qeverisë dhe jo garë mes meje dhe kandidatit rival. Sepse e gjithë qeveria ka zbarkuar në Rrogozhinë, përmes presioneve, me gjithë AKU, me tatime, me doganën, me polici, me prokurori, me gjithçka. I gjithë shteti, ka zbarkuar këtu, athua se bëhet fjalë për bashkinë e Parisit e jo për Rrogozhinën. Besim nuk kam fare, po fare, megjithatë unë do bëjë betejën time dhe do ta fitojë këtë bashki sepse popull e ka dhënë verdiktin e tij, dhe është i vendosur që të vazhdojë dhe të më mbështesë deri në fund". Kandidati Hoxha, shpreh bindjen se do të ketë ndërhyrja nga qeveria, teksa akuzat ai i ka ndaj të gjitha institucioneve qeveritare që u bëjnë presion bizneseve për të votuar kundër. "Jam i bindur që do të këtë ndërhyrje. Me manovrat dhe me ndërhyrjet që po bëhen tani, jam i bindur që po, ata do të ndërhyjnë, por megjithatë prape nuk do të ja arrijnë. Me kaq vite që jam në politike, nuk kam parë kaq shumë presione të atilla, mbyllen bizneset dhe u thonë shko s eta hap vetëm filani, u vejnë gjoba u thonë shko se ta heq filani, thirren në Prokurori, Polici, gjykatë, thirrën, nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Faktet janë në terren. Ka supermarkete të mbyllura, dyqane të mbyllura, ai thotë ta heq vetëm filani, ta heq Erion Veliaj, ose nënshtrohu, ose rri i bllokuar. E thonë inspektorët e AKU-së, psh. Këto nuk janë zgjedhje, po ta kenë ashtu të çojnë një rob të më vrasin mua, dhe fitojnë , e kanë kollaj, po jo të bëjnë terror tërë Rrogozhinës".



