Kryengritja e Kavajës, Berisha: Demokratët e kujtojnë të bashkuar rreth idealeve të lirisë

Kryengritja e Kavajës, Berisha: Demokratët e kujtojnë të bashkuar rreth idealeve të lirisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar ditën e sotme 31-vjetorin e kryengritjes së Kavajës.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se sot të bashkuar demokratët e Kavajës nderojnë 31 vjetorin e 25-26 marsit të kryengritjes antikomuniste.

Të dashur miq, në historinë e lëvizjes antikomuniste shqiptare 25-26 mars të vitit 1990 janë data historike. Më 25-26 mars të vitit 1990 të rinjtë antikomuniste dhe qytetarët e Kavajës u ngritën në një kryengritje të vërtetë antikomuniste u dhe shndërruan më 25 mars ndeshjen midis skuadrës së Partizanit dhe ekipit të qytetit në stadiumin ‘Besa’ në një ndeshje midis të rinjve guximtarë e trima të Kavajës, me thirrjet “Poshtë Diktatura, Liri Demokraci, Enver Hitler”, me falangat terroriste të diktaturës staliniste. Këto thirrje u shoqëruan me hedhjen në fushë të qindra vëllimeve të veprave të diktatorit. Pas kësaj ndeshje epike që nisi në stadium, vazhdoi atë ditë dhe të nesërmen në rrugët dhe sheshet e Kavajës. Regjimi arrestoi dhe torturoi e burgosi me dhjetëra e dhjetëra të rinj antikomunistë por ndeshjen e fitoi Kavaja heroike, e cila me kryengritjen e saj drodhi themelet e diktaturës dhe çliroi qytetin prej saj.

Në vijim Berisha thotë se sot këtë ngjarje heroike e përkujtuan demokratët e Kavajës të bashkuar rreth idealeve të lirisë, demokracisë të martirit të parë të demokracisë Josif Budës dhe trimave e guximtarëve antikominstë të Kavajës që shkruan me 25-26 mars të vitit 1991 një faqe të ndritur në historinë e qëndresës së shqiptarëve për liri dhe dinjitet njerëzor.

Në mbyllje të mesazhit të tij Berisha shpreh nderim dhe lavdi ndaj të gjithë atyre të rinjve, burrave dhe grave të Kavajës që organizuan e morën pjesë në kryengritjen antikomuniste të marsit 1990 dhe që qëndruan të pamposhtur para dhunës, terrorit, torturave të policisë terroriste të regjimit diktatorial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy