Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ajo në Twitter aty ku shkruan se do të kryejë detyrat e saj në shtëpi teksa do vetë-izolohet.
POSTIMI:
Miq, doja t’ju njoftoja se jam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!




