Trafik droge Shqipëri-Greqi-Europë, 5 në pranga, mes tyre një shqiptar

Trafik droge Shqipëri-Greqi-Europë, 5 në pranga, mes tyre një shqiptar

Policia greke ka arrestuar sot 5 persona, mes tyre një shqiptar, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Europë Veriore.

 Pas një operacioni të mirëorganizuar në bashkëpunim me Anti-drogën e Janinës, u bë e mundur prangosja e 4 grekëve dhe shqiptarit, mes tyre dhe një femër 57 vjeçe. “BalkanWeb” mëson se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, 24, 45 dhe 60-vjec.

Në këtë organizate janë pjesëmarrës dhe 17 shtetas të tjerë, nga të cilët 9 aktualisht në burg. Kjo organizate u godit sot në kufirin greko-shqiptar në zonën e Janinës, ku u kap një sasi droge prej 89 kg 50 gram marijuanë dhe 150 gram vaj hashashi e fshehur në një rulotë në kufi. 

Bëhet e ditur se droga kishte destinacion Europen Veriore. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 12.270 euro, 3 makina, 1 rulotë, 1 armë gjahu, 1 pistoletë, etj. Kjo organizatë ka lidhje edhe me 5 raste të tjera, operacione gjatë se cilave policia greke ka sekuestruar 654 kg 970 gram marijuanë të kapur në muajt mars, prill dhe maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy