"Protesta", Rama akuza opozitës për efektiven e plagosur: Mund të ishte dëshmorja e parë femër

"Protesta", Rama akuza opozitës për efektiven e plagosur: Mund të ishte dëshmorja e parë femër

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri për protestën para Parlamentit dhe i është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga opozita, se policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ishte e patrajnuar për të marrë pjesë në protestë.

Kreu i qeverisë ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh te Kuvendi, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re.

Sipas Ramës 24-vjeçarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën.

Jo më larg se 48 orë në parë, një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të rejave dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e riçelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar”, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lëndëve plasëse, që Kodi Penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të Policisë së Shtetit”, tha Rama.

Këto deklarata, kryeministri i bëri në takimin ku u prezantua flota e re e Policisë së Shtetit, që është siguruar me metodën leasing operacional, në shqip marrja me qera. Kreu i qeverisë Rama e quajti të vlefshme këtë metodë  që do i japë fund historive të ngecjeve të makinave në mes të rrugës dhe policët bëhen qesharakë.

Rama iu kthye së shkuarës, duke kujtuar një episod që kishte ndodhur më 2010-ën, kur 5 makina policie të blera me tender kishin ngelur në mes të rrugës. 

Kryeministri paralajmëroi se një metodë e tillë parashikohet të vihet në funksion edhe për uniformat e policisë.

"Të njëjtën gjë do bëjmë dhe me uniformat e diskutuam me ministrin e Brendshëm për tenderat e uniformave që rihapen, dështojnë, rihapen, dështojnë, kthehen dhe nuk garantojnë vijimsinë. Nuk kemi pse të shpikim rrotën por të imitojmë ata që bëjnë më mirë këtë, vendet e BE. Ku nuk ka tendera uniformash por një shërbim të personalizuar për çdo efektiv.  Dhe ku 1-2 -3 kompani të licencuara do të përgjigjen për çdo nevojë që ka efektivi për uniformën", tha Rama. 

Edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli sërish për protestën e dy ditëve më parë para parlamentit.

Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët, ndërsa nga përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.

Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëria politike e ka përherë potecialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektim ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane”, u shpreh LLeshaj

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy