Kreu i PD-së Lulzim Basha, është ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme me gazetarin Lorenc Vangjeli, gjatë një lidhje direkte në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.
Ishte një pyetje e drejtueses së emisionit Eni Vasilit çka ka nxehur gjakrat në emision. Kjo e ka pyetur Bashën për 21 Janarin, dhe ai nuk është përgjigjur.
Pas kësaj ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli, i cili i ka kërkuar Bashës të përgjigjet. Mirëpo, kreu i PD-së ka nisur të sulmojë Vangjelin. “Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha Vangjelit.
DEBATI
Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi….
Lulzim Basha: Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore. Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..
Lulzim Basha: Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë….
Lulzim Basha: Ke pyetje për temën…
Por nuk ka përfunduar me kaq pasi Basha është përplasur ashpër edhe me botuesin Henri Çili, duke e quajtur këtë të fundit si shërbëtor të qeverisë dhe kërcënon gazetarët e medias së tij “Mapo” që të mos shkruajnë kundër qeverisë.
Nga ana tjetër, Henri Çili ka hedhur poshtë këto pretendime dhe iu drejtua Bashës duke i thënë se duhet të përgatitet më shumë si kryetar i opozitës.
Debati
Lulzim Basha: Po flet si shërbëtor i qeverisë, nuk flet si njeri i lirë. Shantazhon gazetarët që ke aty t’i shërbejnë qeverisë. Të të vijë turp për kërcënimin dhe largimin që i ke bërë Romeo Gurakuqit. Sepse ke dalë tërësisht nga Henri cili që unë kam njohur. Dhe gjyq publik duhet bërë ndonjëherë. Të të vnte keq kur ata pa shkollë shantazhojnë gazetarët që ke në median tënde.
Henri Çili: Më vjen shumë keq që ju gënjeni.
Lulzim Basha: Nuk gënjej unë Henri dhe e di shumë mirë ti. Mos u dëshpëroni, ndryshimi po vjen edhe për ju.
Henri Çili: Tërhiqi ato presione dhe gënjeshtra sepse asgjë nuk është e vërterë. Je i papërgatitur. Na intereson një kryetar opozite që ka nevojë të përgatitet gjatë.



