
Rrugët e Kazakistanit janë kthyer në 'fushë beteje' në orët e fundit teksa vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që edhe ushtria ka marrë pozicion luftimi.
Në sheshin kryesor të Almaty, qyteti më i madh dhe kryeqyteti financiar i Kazakistanit, qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë.
Përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë qenë të egra, teksa autoritetet njoftuan se dhjetëra persona kanë humbur jetën.
Ministria e Brendshme konfirmoi edhe vdekjen e tetë policëve dhe ushtarëve të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e 317 të tjerëve.
Presidenti i Kazakistanit Qasim-Yomart Tokayev njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të ndërhynte për të rivendosur rendin dhe për t'i dhënë fund trazirave që filluan me rritjen e çmimit të energjisë, por që shpejt u shndërruan në një kryengritje.
Protestat filluan të dielën kur qeveria hoqi kufirin e çmimit të LPG-së, të cilën shumë njerëz e përdorin për të karburantuar makinat e tyre, por trazirat që atëherë janë përhapur duke përfshirë ankesat politike.
Duke akuzuar "bandat terroriste" të trajnuara nga të huajt se qëndrojnë pas telasheve, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev vendosi një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare që përfshin një shtetrrethim dhe një ndalim të tubimeve masive.
Presidenti Tokayev është vetëm personi i dytë që drejton Kazakistanin që kur shpalli pavarësinë në vitin 1991. Zgjedhja e tij, në vitin 2019, u dënua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duke treguar respekt të pakët për standardet demokratike.
Zëdhënësja e policisë në Almaty, Saltanat Azirbek u bëri thirrje njerëzve në qytet që të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi pasi një operacion "kundër-terrorist" vazhdoi në tre ndërtesa administrative të enjten.
Rreth 1,000 njerëz raportohet se janë lënduar në trazirat, me 400 të trajtuar në spital dhe 62 në kujdes intensiv.



