
Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takimi dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme. Ky lajm bëhet me dije nga një deklarate nga aleanca ushtarake me seli në Bruksel.
NATO tha se ministrat e jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme do të marrin pjesë në një seancë të takimit.më 7 prill.
Disa nga ministrat mund të marrin pjesë përmes lidhjeve online, thuhet në deklaratë.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Sesioni pason takimin e javës së kaluar të nivelit të lartë të krerëve të NATO-s për një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën.



