Një ndër serialet më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “The Simpson” në pjesën e 12-të, të sezonit 21-të i ka kushtuar vend edhe Shqipërisë gjatë minutës së 10-të duke publikuar një delagacion olimpik shqiptar, të cilët janë me veshje shqiptare dhe mbajnë në dorë flamurin kuq e zi.
Nga pamjet kuptohet që skenarisit i serialit është njohës i kulturës shqiptare sepse në veshjen e personazheve nuk ka gabuar dhe u ka vendosur edhe nga një plis në kokë personazheve që përfaqësojnë delegacionin shqiptar, transmeton "Bota sot".



