
Ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, dhe i dërguari i presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, hapën një tunel të ri nën një fshat palestinez në Jeruzalemin Lindor gjatë një ceremonie përurimi të një projekti arkeologjik.
Ceremonia që inauguroi "Rrugën e Pelegrinëve" në lagjen Silwan të Jeruzalemit Lindor, u organizua nga organizata Elad.
Më shumë sesa një ceremoni e thjeshtë, ky event po shihet si një tjetër lëvizje e administratës Trump për të njohur sovranitetin e Izraelit në Jeruzalemin Lindor, një vendim që administrata “Obama” e pati shmangur.
"E besoni apo jo, njerëzit që zbuluan këtë - janë kryesisht arkeologët laikë, shkencëtarët, njerëz pa ndonjë agjendë të veçantë - kjo është e vërteta. E vërteta është themeli i vetëm mbi të cilin do të vijë paqja në këtë zonë”, tha Friedman.
"Rruga e pelegrinëve" ka dalë në dritë nga gërmimet që kanë vijuar prej 6 vitesh në sajtin arkeologjik nëntokësor në Silëan, në Jeruzalemin Lindor.
Gërmimi është kryer përmes një tuneli, të mbështetur mbi trarë të hekurt nën rrugët dhe shtëpitë e lagjes Wadi Hiweh (Qyteti i Davidit) në Silwan, jo shumë larg nga Porta Dung në Qytetin e Vjetër.



