Sharka: Kemi treg të pambikëqyrur, mungon transparenca e çmimeve. 10% e fermerëve në vit mbyllin bizneset (VIDEO)

Sharka: Kemi treg të pambikëqyrur, mungon transparenca e çmimeve. 10% e fermerëve në vit mbyllin bizneset (VIDEO)

Tregu i fruta perimeve vijon të ketë luhatje të çmimeve, ndërsa fermerët ankohen për humbje të mëdha.

Lidhur me këtë Eduart Sharka, drejtues i sektorit të politikave agrare pranë departamentit të bujqësisë në PD në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se fermerët janë përballur me ulje drastike të çmimeve të produkteve.

Ai tha se shkaku që çon në kriza të tilla është raporti i kërkesë-ofertës dhe se kemi një treg të pambikëqyrur ku mungon transparenca për çmimet. Sipas tij, qeveria duhet të jetë rregullatore me shpërndarjen e të ardhurave dhe transparencën e çmimeve.

Drupal Ad

 

 

 

Fermerët janë të shqetësuar me të drejtë sepse është një frut i hershëm dhe pjeshka ka pasur një çmim relativisht të mirë çdo vit, ndërsa këtë vit është një çmim pothuajse gjysma e vitit të kaluar. Është goditje e rëndë për ekonominë e fermerëve sepse ata kanë të gjithë investimin e tyre në ato parcela.

Ky është një fenomen i shfaqur në të gjitha kulturat tona, te domatja, trangulli te të gjitha prodhimet tona. Shkaqet që çojnë në kriza të tilla është raporti ofertë-kërkesë, i kemi bërë propozime qeverisë që pasojat dhe parandalimi i krizave të tilla mundet të parandalohet duke bërë një studim të tregjeve sa krushkojnë produktet e fermerëve shqiptarë dhe duke bërë një orientim makro, është i vetmi mekanizëm për të rregulluar ofertën dhe për pasojë të shmangim shitjen nën kosto të prodhimeve shqiptare.

Më tej ai shtoi se ne si vend i specifikave jo normale kemi një zhvillim kaotik ku fermerët ndjekin instinktet e tyre dhe nuk bëjnë një studim se për çfarë ka nevojë tregu vitin e ardhshëm.

Kemi dhe një shkak tjetër që është mos mbikëqyrja e tregut, ne kemi një treg të pa mbikëqyrur. Fenomeni më tipik që po dëmton fermerët dhe konsumatorët është se te fermerët shitet 1/5 e fermerit dhe 4/5 shkojnë te rrjeti tregtarëve dhe kjo vjen për shkak të mos transparencës së çmimeve. Ne kemi një treg informal, 80% e tregut të brenshëm kalon në rrugë informale, shkaku i këtij tregu është mungesa e veprimit të institucioneve që kanë përgjegjësinë.

Takimet i kemi ndjekur, ka vite që kryhen takime por janë non sens, takime justifikuese nga ministrja e bujqësisë, janë me tipare propagande siç është natyra e kësaj qeverie dhe pas asnjë lloj rezultati. Mekanizmi i dytë është ajo që qeveria ka të drejtë të vendosë çmimet tavan dhe ato dysheme.

Nuk është normale që pjeshka të shitet me 50 lekë nga fermeri dhe në Tiranë të blihet me 3 mijë lekë nga konsumatori. Dhe e trata rishpërndarja,  produkti kalon nga fermeri te grumbulluesi dhe pastaj tek tregtari dhe konsumatori. Më e keqja është se krijon terren për spekulime që janë politikat fiskale dhe sot kemi deformimin e ligjit për TVSH. Kjo është skandaloze, antikushtetuese.

Jemi i vetmi vend në botë që produktet e shportës i blejmë me 20-30% ndërsa në Evropë i blejnë me 9%. Kemi çmime të rënda për konsumatorët dhe çmime të ulëta për fermerët. Statistikë është që 10% e fermerëve në vit mbyllin bizneset dhe ikin. Mund të jetë dhe më e lartë por 10% është e verifikuar dhe kjo është pasojë shumë e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy