Sërish aksident me të vdekur në Gjirokastër. Një 45 vjeçare ka mbetur e vdekur ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti mëngjesin e kësaj të diele.
Nga të dhënat e para mësohet se në automjetin e përplasur ndodheshin 4 persona nga dy familje. Policia në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



