Devis Xherahu: Shpesh herë kthej kokën te origjina ime, kishte ardhur koha për një serenatë me Nasi Kondilin

Devis Xherahu: Shpesh herë kthej kokën te origjina ime, kishte ardhur koha për një serenatë me Nasi Kondilin

Këngëtari Devis Xherahu i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka sjellë klipin e tij më të ri ‘Kalojn ditët si ujëvarat e lumit’ një serenatë e vitit 1951.

Ai shprehet se i pëlqen shpesh herë të kthejë sytë pas në origjinën e tij në Korçë dhe serenatat dhe kur mendoi për këtë këngë mendja i shkoli te miku i tij i vjetër Nasi Kondili i cili e pëlqeu menjehrë këtë ide.

Fakti që numëron 33 vite në muzikë dhe vazhdon të jetë ende mjaft i pëlqyer për publikun ai e justifikon me faktin se këndon në shumë zhanre dhe shumë gjuhë të huaja duke e cilësuar veten si një multivitaminë.

Është një investim 33 vjeçar e para dhe e dyta unë jam njësoj si në televizor edhe në rrugë dhe duke qenë vetvetja dhe duke pasur talentin që kam lëvruar gjatë viteve nuk është se kam gjetur ndonjë thembër akili që bëra këtë.

Një nga arsyet është dhe fakti se ndoshta nuk punoj me komerçin, dhe jam një njeri që kthej kokën pas te Korça ime.

U bënë disa vite që kthehem herë pas here në serenata. E  fillova këtë nismë sepse këta të vjetrit siç janë të fundit të mujkanëve janë dhe të parët e serenatave. Serenata deri sa vjen tek ne ndryshon gjatë rrugës, melodia, fjala dhe shumë humbasin origjinalitetin e tyre dhe duke u mbajtur pas spirancës sepse unë këtë qëllim kam ta sjell seranatën siç është origjinale.

Kam bërë vetë regjinë skenarin dhe mendova për Nasi Kondilin mikun tim që është një aset dhe jam me fat që kam jetuar kur jetuan dhe ata. Me Nasin kam një lidhje tjetër përveç se serenatisti korçar ai ishte shokë dhe i babain tim.

Kur unë e kthej kokën shpesh te origjina ime mendova se kishte ardhur koha për këtë serenatë me Nasin. U takuam dhe i tregova idenë time dhe më tha që e pëlqeu sepse e donte shumë këtë këngë.

Unë këndoj në shumë zhanre dhe kam fatin se këndoj në disa gjuhë të huaja ndoshta kjo më bën të pëlqyer dhe te publiku, unë kam një multivitaminë e quaj unë dhe ky është sekreti i këtij lloj repertori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy