Shumica e deputetëve të partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD si dhe përfaqësuesit e zgjedhur të një partie të majtë radikale në Gjermani bojkotuan këtë të martë fjalimin e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenksy para Bundestagut.

Presidenti ukrainas e gjeti veten përballë vendeve të lëna bosh nga pothuajse të gjithë deputetët e partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD (77).
Po ashtu bojkoti u zgjodh edhe nga ana e 10 deputetëve të partisë së majtë radikale BSW, e krijuar së fundmi Sahra Wagenknecht.
“Ne refuzojmë të dëgjojmë një folës të kamufluar”, shpjegoi lidershipi i AfD në një deklaratë. Ai tha se Ukraina nuk ka nevojë për një president lufte, por një president paqeje.



