Këngëtari nga Kosova, Sabri Fejzullahu ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar ‘Albanese.’
Ai ka ardhur këtë herë me një këngë ritmike, e cila i përshtatet më së miri sezonit të verës.
Gjithë teksti i këngës ka të bëjë me bukurinë e një vajze që i ka lënë përshtypje vetëm prej faktit se është nga Shqipëria.
“Albanese moj, të kam si ilac
Kur më thua shqip: të dua, besom që zemrën ma knaq
Albanese moj, të kam si ilac
Kur më thua shqip të dua, besom që zemrën ma knaq,
Folëm ti oj locka jem,
Ke qëllu për qefin tem,
Nuk ka lidhje ku jeton,
Shqipe je kudo që shkon,” – këndon ai në refren.
Kështu ka kënduar Sabriu, i cili ka sjellë për muzikën shqiptare hite shumë të bukura të cilat kanë mbetur në mendjen e të gjithëve. Edhe këtë herë nuk i është larguar dashurisë prandaj ka zgjedhur ti këndojë asaj në një ndërthurje me Shqipërinë.



