Kyeministrja italiane Giorgia Meloni vihet nën hetim nga drejtësia

Kyeministrja italiane Giorgia Meloni vihet nën hetim nga drejtësia

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka njoftuar se është vendosur nën hetim nga autoritetet gjyqësore për shkak të lirimit të papritur të një shtetasi libian, i cili ishte kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte.

Në një mesazh video të publikuar në rrjetet sociale, Meloni deklaroi se ndaj saj rëndojnë dyshime për përvetësim dhe ndihmë në kryerjen e një krimi, akuza që lidhen me lirimin dhe riatdhesimin e Osama Najim, një zyrtar i lartë libian dhe drejtor i një qendre famëkeqe paraburgimi në Mitiga, pranë Tripolit.

Najim, i njohur edhe si Almasri,  ishte kreu e policisë gjyqësore të Libisë.

Najim u arrestua në Itali më 21 janar, por u lirua disa ditë më vonë për shkak të një “teknikaliteti ligjor”, sipas Ministrisë së Brendshme italiane.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila nuk ishte konsultuar për këtë rast, lëshoi menjëherë një urdhër të ri arresti për Najim dhe kërkoi shpjegime nga autoritetet italiane.

Në deklaratën e saj, Meloni sqaroi se Gjykata e Apelit në Romë kishte liruar Najim për shkak se urdhri i arrestit i lëshuar nga ICC nuk ishte dërguar në Ministrinë e Drejtësisë italiane.

"Për të mos e lënë të lirë në territorin italian, vendosëm ta dëbojmë dhe ta riatdhesojmë menjëherë me një fluturim të veçantë", deklaroi ajo.

Javën e kaluar, Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, shpjegoi se Najim ishte dëbuar për shkak të "rrezikut" që paraqiste, një deklaratë që u kritikua nga opozita.

Vendimi për lirimin dhe dëbimin e Najim u prit me kritika të forta nga opozita dhe organizata të tilla si Amnesty International, e cila e akuzoi Najim për shkelje të tmerrshme të kryera me pandëshkueshmëri të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy