Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i bënë thirrje bazës në Devoll që të nisin takimet derë më derë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Si Bardhi ashtu dhe Noka thanë se duhen lënë pas grindjet brenda së djathtës dhe se duhet punuar edhe për protestën e 20 Shkurtit për të cilën bënë thirrje për pjesëmarrje masive.



