
Rezervuari i Thanës në Lushnjë ka arritur në kuotat minimale të tij, ndërsa si pasojë rrezikohen mijëra hektarë tokë të lihen pa vaditur. Inxhinieri i bordit kullues dhe vaditës, Ferdinand Dervishi shpjegon se furnizuesi kryesor i këtij ujëmbledhësi është hidrocentrali i Banjës, që sipas tij nuk bën furnizimin me ujë në bazë të kontratës.



