Shkuan të shpëtonin gruan nga dhuna e bashkëshortit, vriten 3 policë francezë

Shkuan të shpëtonin gruan nga dhuna e bashkëshortit, vriten 3 policë francezë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin francez Saint-Just, ku tre xhandarë humbën jetën dhe një i katërt u plagos teksa ndërhynë të shpëtonin një grua nga “duart e burrit”. Policët ishin thirrur pak pas mesnatës për të ndihmuar gruan, e cila për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit të saj, kishte gjetur strehë në çatinë e një shtëpie.

Kur arritën policët pas sinjalizimit të marrë, burri i saj, 48 vjeç, hapi zjarr ndaj tyre. 48-vjeçari i armatosur fillimisht, qëlloi dhe vrau një oficer dhe plagosi një tjetër. Sipas prokurorit Clermont-Ferrand, edhe dy oficerë të tjerë u qëlluan për vdekje. Ndërkohë, gruaja e dhunuar arriti të shpëtohej.

“Po merren masa më të mëdha në lidhje me rrezikun e individit”, është shprehur grupi hetimor. Duket se personi i armatosur është i njohur për autoritetet për akuzat në lidhje me çështjet e kujdestarisë së fëmijëve. Zjarrfikësit gjithashtu shkuan në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të kontrollojnë zjarrin në banesë, të cilës autori i vuri flakën pasi qëlloi për vdekje xhandarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy