Interpretimi i “Makbethit”, Trebicka: Spektatori ka qenë i mbërthyer

Interpretimi i “Makbethit”, Trebicka: Spektatori ka qenë i mbërthyer

Aktorët e Teatrit Ekspeimental “Kujtim Spahivogli” kanë luajtur tragjedinë e famshme “Makbeth” në vilën e diktatorit Enver Hoxha.

Afred Trebicka i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV tregoi detaje nga shfaqja, e cila ndryshe nga shfaqjet e zakonshme ka të vendosur spektatorin në të katër anët e sallonit dhe krijon idenë e një “ringu boksi” siç e quan aktori. Ai tregoi se gjithë projekti është bazuar tek tragjedia dhe spektatori ka qenë i mbërthyer pas interpretimit të veprës.  

“Shfaqja është e lodhshme. Shekspiri në përgjithësi si dramaturg është i lodhshëm. Por në rastin konkret nuk është formati klasik i tragjedisë. Gjithë projekti është bazuar tek tragjedia. Është një qasje e një natyre më të çmitizuar dhe vetë ambienti ku luhet e dikton një aktrim pa mur të katërt siç është në skenë. Spektatorët janë të vendosur në të katër anët e sallonit. Krijohet ideja e një ringu boksi. Në këto 6 shfaqje që kemi dhënë ajo që kam vënë re që spektatori është i mbërthyer nga ajo që shikon. Kjo është një metodë që ka vite që aplikohet, ku spektatori bëhet pjesë. Ngjarja nuk zhvillohet vetëm në sallon. Shfaqja vazhdon deri të dielën në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha. Nuk ishte koncept i menduar që në fillim”, tregoi Trebicka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy