Hoxha në Kosovë fal namazin e Bajramit me veshje kombëtare

Hoxha në Kosovë fal namazin e Bajramit me veshje kombëtare

Një hoxhë nga Drenasi i Kosovës ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve, pasi e ka falur namazin e Fitër Bajramit i veshur me veshje tradicionale.

Xhematit të cilët ishin mbledhur për të kryer këtë ritual fetar islam, ju drejtua Hoxha, Faruk Hoxha, i veshur me tesha kombëtare.

Në vend të çallmës (kapele) dhe xhybes (mantel i gjatë), ky hoxhë që nga paraqitja duket i ri në moshë, kishte vënë plis dhe jelek e pantallona nga teshat kombëtare.

Imami i xhamisë së fshatit shpjegon se mesazhi që deshi të përcjellë tek xhemati i xhamisë dhe tek populli i tij ishte se “ne nëse nuk ndihemi krenar me të kaluarën tonë nuk do të kemi krenari as me të ardhmen e vendit tonë”.

Kjo paraqitje i ka befasuar besimtarët pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.

Vitin e kaluar, muaji i shenjtë i Ramazanit përkoi me kulmin e pandemisë së koronavirusit, dhe ceremonitë e faljes u zhvilluan duke respektuar  masat anti Covid vetëm nëpër xhamitë e vendit dhe nuk pati grumbullime në shesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy