Programi bërthamor i Iranit, Amerika i bashkohet fuqive botërore që synojnë rikthimin e marrëveshjes

Programi bërthamor i Iranit, Amerika i bashkohet fuqive botërore që synojnë rikthimin e marrëveshjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar në Vienë fuqive botërore të cilat po diskutojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, të cilën administrata e Trump e braktisi në vitin 2018.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, presidenti Joe Biden, ka thënë se dëshiron të kthehet në marrëveshjen historike.

Gjashtë palët e ulura në tryezë duhet të gjejnë një mënyrë që Amerika të heqë sanksionet e vendosura nga Trump për Iranin, që kjo e fundit të kthehet në kufijtë e rënë dakord për programin bërthamor.

Irani ka thënë se nuk do të takohet me SHBA ballë për ballë derisa të ndodhë kjo.

Zyrtarët e lartë amerikanë që marrin pjesë në takimin e Austrisë thuhet se janë të akomoduar në një hotel tjetër nga ai që pret delegacionin e Iranit dhe fuqive të tjera botërore si Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Britania. Ndërkohë zyrtarët evropianë po veprojnë si ndërmjetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy