Kate Middleton, projekt fotografik me temë koronavirusin

Kate Middleton, projekt fotografik me temë koronavirusin

Dukesha e Kembrixhit ka nisur një projekt të ri fotografie me Galerinë Kombëtare të Portreteve, që synon të japë një panoramë fotografike të Britanisë së Madhe gjatë krizës së koronavirusit.

Anëtarët e publikut mund të paraqesin imazhe të frymëzuara nga tri tema “Ndihmuesit dhe heronjtë”, “Normalja juaj e re dhe aktet e mirësisë” deri më 18 qershor.

Galeria do të zgjedhë 100 imazhe, të cilat do të shfaqen në një ekspozitë në internet, njofton "BBC".

"Ne të gjithë jemi befasuar nga disa imazhe të pabesueshme që kemi parë të cilat na kanë dhënë një pasqyrë të përvojave dhe historive të njerëzve në të gjithë vendin. Disa imazhe mjaft të trishtueshme që tregojnë tragjedinë njerëzore të kësaj pandemie dhe fotografi të tjera tregojnë njerëzit që mblidhen për të mbështetur ata më të prekurit", tha ajo, duke theksuar se "të gjithë dhe kushdo" mund të marrin pjesë në projekt.

"Magjia e fotografisë është se mund të kapë një moment dhe të tregojë një histori", deklaroi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy