
Në Itali, presidenti Sergio Mattarella ka nisur konsultimet me partitë politike, me shpresën e arritjes së një maxhorance të re që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme.
Politika italiane u trazua akoma më shumë të hënën, kur kryeministri Xhuzepe Konte dha dorëheqjen. Konte la drejtimin e qeverisë një vit pasi kishte marrë detyrën, sepse dy partitë në koalicion, Mateo Salvini deklaroi se nuk mund të qeverisë më me Lëvizjen Pesë Yjet e Luixhi Di Maios.
Italia, ekonoamia e tretë më e madhe në Europë, do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se partitë nuk arrijnë të formojnë një qeveri maxhorance.
Qeveria që pritet të pasojë qeverinë jetëshkurtër të kolaicionit Lega-5 Yjet do të jetë e 67-ta që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Salvini, i cili drejton partinë më të madhe të dalë nga zgjedhjet e 2018-s dhe ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, me synimin për të marrë postin e kryeministrit pas tyre.
Një mandat si kryeministër do t’i jepte atij mundësinë për të rritur shpenzimet përmes buxhetit, çka do të përbënte një sfidë të hapur ndaj rregullave fiskale të Bashkimit Evropian.



