Kryefamiljari në Durrës rreh gruan, tenton të përdhunojë vajzën e mitur

Kryefamiljari në Durrës rreh gruan, tenton të përdhunojë vajzën e mitur

Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për dhunë ndaj gruas dhe tentativë përdhunimi ndaj së bijës së mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15.

Sipas policisë 44-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy