Letra në KE, Mirza Bala: Na mbështesin 4 eurodeputetë, presim përgjigje për 4 pyetje

Letra në KE, Mirza Bala: Na mbështesin 4 eurodeputetë, presim përgjigje për 4 pyetje

Mbi 50 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të fushave të ndryshme i kanë drejtuar Komisionit Europian katër pyetje në lidhje me ndryshimet e premtuara në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe përputhshmërinë e tij me standardet e BE-së.

 

Ata kërkojnë sqarime nëse qeverisë shqiptare do t’i kërkohet një plan për ndryshimin e ligjit, nëse do të ketë masa korrigjuese në procesin e integrimit dhe çfarë hapash do të ndërmerren për rekomandimet e Parlamentit Europian. 

 

Aktivistja e Lëvizjes Bashkë, Mirza Bala, tha se letrës i janë bashkuar edhe katër eurodeputetë. Ajo tha se janë katër pyetjet me të cilat i janë drejtuar KE-së. 

 

Pse shqiptarët e mbështesin kaq fort integrimin? Sepse është rruga më e sigurtë për një shtet funksional. 

 

Letra jonë është e fokusuar te si do t’i qaset BE ligjit për zonat e mbrojtura dhe pyetjet kanë të bëjnë me procesin legjislativ. 

 

Pyetja e parë është a do t’i kërkojë komisioni qeverisë një plan konkret për ndryshimin e ligjit. 

 

Pyetja e dytë është që nëse edhe në progres raportin 2026, akoma nuk është bërë ky ndryshim, atëherë duke qenë se ky ligj është konsideruar regres, a do të ndërmarrë komisioni masat që parashikohen në formulën e zgjerimit. Këto masa parashikojnë edhe rishikim të procesit të anëtarësimit.  

 

Pyetja e tretë është se si do t’i qasen kërkesës së rezolutës së 17 qershorit nga PE që i kërkonte qeverisë shqiptare moratorium për projektet në zonat e mbrojtura. Këtu kemi një kërkesë specifike nga ligjvënësi europian dhe është e nevojshme të ketë një përgjigje. 

 

Pyetja e katërt, duke qenë se lufta është luftë me kohën, atëherë pyesim kur do të shprehet komisioni. A do të pritet raporti 20/26 apo do të ketë një më të hershëm?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy