Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasit P. L., 63 vjeç; A. A., 68 vjeç; F. M., 30 vjeç dhe M. A., 28 vjeç të cilët u kapën duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalin në pronësi të shtetasit P. L., në lagjen "5 Maj".

Po ashtu ka nisur procedimi penal për N. M., F. G., S. D., Sh. D., pasi u kapën në këto ambiente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



