
Deputeti demokrat Edi Paloka, revoltën e opozitës në Kuvend, e argumenton me faktin se shteti merr urdhra të paligjshëm për të ndaluar deputetët të hyjnë në zyrën e tyre.
Dhe sikur ta marrin të mirëqenë përjashtimin që na kanë bërë ne, përjashtimi është për pjesëmarrje në seancat plenare dhe komisione.
Dhe sikur ta pranonim atë akt. Prapë nuk kanë mundësi dhe nuk e lejon as rregullorja dhe as ligji që të ndalojnë deputetët të hyjnë në zyrat e Kuvendit.
Ti nuk mund të ndalosh që në hyrje të Kuvendit të hyjnë deputetët në zyrën e tyre, ku çdo deputet ka në Kuvend zyrën e tyre ku pret popullin.
Deputetët përfaqësojnë mbi 600 mijë qytetarë. Nuk i kemi mandatet dhuratë prej Ramës janë mbi 600 mijë qytetarë që na kanë çuar atje si përfaqësues të tyre.
Përfaqësuesit e popullit nuk po lejohen të kryejnë detyrat e tyre ligjore dhe kushtetuese.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se populli shqiptar, që i ka zgjedhur dhe shohin që ne si përfaqësues nuk lejohen të kryejnë detyrat më minimale, duhet të dalin dhe të marrin në dorë përgjegjësitë e tyre.
Çfarë mund të bëjë më shumë se kaq opozita? Fakti që deputetët detyrohen të hipin nga dritaret në zyrat e tyre, janë akte revolte.
Thuhet që gjithë kjo propagandë idiote bëhet për Sali Berishën. Mirëpo na i jepni të drejtat tona kushtetuese dhe ta shohim.
Na jepni të drejtat tona dhe atëherë do shihni a do vazhdojë kjo gjendje në parlament.
Sa për buxhetin, ky është buxheti më skandaloz i të gjitha viteve, ku çdo gjë vjen duke u përkeqësuar nga viti në vit.
Përditë iu grabiten shqiptarëve para nga xhepi dhe u jepen banditëve dhe hajdutëve.
Siç kanë ngritur kartonin pa pyetur njeri, ashtu do e ngrenë prapë.
Ndërkohë ai komentoi edhe marrëveshjen e nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama për të marrë 36 mijë emigrantë nga Italia, ku e etiketoi kreun e qeverisë në një skllavopronar që firmos çdo ditë një akt tradhtie.
Me marrëveshjen me Italinë, merr përsipër një njeri që nuk është askushi të firmosë sjelljen e skllevërve nga Afrika në Shqipëri, pasi po përzë shqiptarët.
Ai akt cenon sigurinë e shqiptarëve. Do burra afrikanë Rama se kështu ka thënë, që nuk i mban dot një shtet si Italia.
Të gjithë ata do përhapen në Shqipëri, 36 mijë në vit do vijnë në Shqipëri. Rama po u jep tokën italianëve pa pyetur asnjë.
Rana e Hedhun do quhet Afrikani i Hedhun se aty do i hedhin afrikanët që nuk i mban Italia, do i mbajmë ne me paratë tona. Ky hajduti do t’i mbajë me paratë tona.
Mori iranianë, afganë pa pyetur njeri. Po nuk reaguan shqiptarët, çfarë pret populli të fusë nga një afrikan në shtëpi dhe populli të rri në gjumë.
Protesta është gjëja më elementare. Pas akteve të reagimit tonë në parlament, duhet të reagojë populli, pasi po nuk reaguan shqiptarët nuk zgjidhet gjë.
Kanë nisur takimet me strukturat se duhet bërë një takim i parë e strukturat, rruga do jetë e vështirë.
Do bëjmë çdo lloj sakrifice, duhet të përballet me një regjim diktatorial, në diktaturë mund të ndodhë çdo gjë.
Po nuk morëm parasysh ne të parët çdo gjë. Njeriu sakrifikon çdo gjë për të ardhëm e fëmijëve të tij.
Ne mund të dalim dhe të prijmë përpara dhe ata që nuk kanë bukë në shtëpi të presin zgjedhjet e radhës për të marrë 50 mijë lekëshin e votës, nuk është normale.
Sakrifica nuk bëhet thjesht për ne.



