Ndërtuesit janë shprehur kundër disa ndryshimeve në ligjin për regjistrimin e pasurive.
Në një reagim publik, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shprehet pro regjistrimit të lejes së ndërtimit, por nuk mund të jetë dakord me pritjen pa afat deri në regjistrimin në ZRPP e cila do varet se kur do e dërgojë dokumentacionin bashkia, a do e dërgojë të plotë a me mungesa, kur do i vijë radha e regjistrimit.



