Ngjarjet kriminale/ Karamuço: Brenda javës dy ngjarje të rënda, një dobësi e madhe e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Ngjarjet kriminale/ Karamuço: Brenda javës dy ngjarje të rënda, një dobësi e madhe e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Ngjarjet kriminale të pesë ditëve të fundit në vend, të cilat pas asaj të Elbasanit ku mbeti i plagosur i shumëkërkuari Nuredin Dumani, kulmoi me ekzekutimin e natës së kaluar të shënuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Ekspert i kriminalistikës dhe pedagogu Ervin Karamuço, tha në edicionin e “MCN live”, se rikthimi i krimit në vend, brenda javës tregon një dobësi të madhe të policisë së shtetit, meqë personat me rrezikshmëri të lartë, kanë lëvizur lirshëm në vend.

Rasti i mbrëmshëm çon në tre pista, pista e parë mund të jetë për trafikimin e lëndëve narkotike, pista e dytë ka të bëj me mundësinë e rivalitetit të mafies së kromit, pasi personi ishte tregtar në një nga kompanitë e mineraleve dhe pista e tretë ka të ngjarë të bëj me grupet kriminale të ngjarjeve të vjedhjes në Rinas, dhe kjo na çon te ngjarja e Elbasanit.

Kemi të bëjmë më një përplasje të të dy grupeve që janë ndarë në dysh, dhe këto kanë krijuar një rivalitet mes vete, për të parë se kush kanë personat e përfshirë në eliminimin e njërit grup ose tjetrit. Policia i ka marrë në konsideratë këto, dhe mund të ketë zbarkuar në Elbasan, për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale që mund të vijnë nga kjo zonë. Këto që them janë të dyshuara si pista, janë hipoteza, por po hetohen në mënyrë paralele nga policia.

Brenda pesë ditëve në Shqipëri, dy ngjarje të rënda njëri për plagosje e tjetri për vrasje, për të dy viktimat që janë nën sisteme si persona ne kërkim, janë persona që kanë lëvizur lirshëm ne rrugë, me targa të huaj, me emra të tjerë, por që mund te binin lirisht në sy dhe kjo tregon një dobësi të madhe të policisë së shtetit në këto ditë të vështira.

Eksperti Karamuço e cilësoi RENEA-n si repart elitë, porse sipas tij, nuk duhet future në raste të tilla për patrullime, meqë asaj i humbet imazhi i krijuar.  

Nuk dua të paragjykoj por në këto raste kemi pasur prezencë të shtuar të RENEA-s, që nuk duhet përdorur në këto raste, janë përdorur dhe s’kanë treguar rezultat.

RENEA është për neutralizime, por raste të patrullimeve nuk janë objekte të veprimtarisë së tyre, pra po e shpërdorojnë imazhin e tyre në këto aksione.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy