Vitori Cipi, themeluesja dhe aktivistja e Lëvizjes për Universitetein, e cila u ndalua nga policia pas sulmit me vezë ndaj kryeministrit, rrëfen për Tema Tv orët e “ngujimit” në komisariat dhe prapaskenat e ngjarjes. Cipi tha se ky sulm ndaj kreut të qeverisë erdhi pasi askush nuk e kishte marrë seriozisht kauzën e tyre, ndërsa shtoi se Lëvizja për Universitetin dhe protesta e së hënës është e distancuar nga çdo parti politike.



