Konspiracionisti Platon Meksi është “tironsi” i cili pretendon se ka parë Zotin dhe thotë se iu shfaq në dhomën e shtëpisë së tij.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai shprehet se nuk pretendoj të jetë i vetmi që ka folur me Zotin.
Sipas tij, Zoti ishte i mbuluar i gjithi me flori, si flori në formë zhive, jo flori i ngurtë.
Zoti nuk është i pandërgjegjshëm për atë që ka krijuar, rri dhe vëzhgon me vëmendje çdo gjë dhe në fund zgjedh. Unë njoh artin e Zotit, teknikën e tij. Unë jam besimtar në Zot, jo në fe. Se Zoti më solli mua dritën në trup, për të zbardhur fetë, për ti çkoduar ato. Unë jam çkodues edhe i Kuranit dhe Biblës. Kurani ka zbritur në tokë si ligj si sheriat. Zoti solli një kod si sheriat, dikush e përktheu në anën mjekësore, shëruese.
Kodet nuk i kupton masa, si Kuranin dhe Biblën. Në Kuran i thuhet masës, por njerëzi flet njëkohësisht dhe me masën dhe me individ “Zoti iu solli njerëzve devenë, ata e therën”. Nuk i them dot publikisht. Për Muhametin thuhet në Kuran, që e ndau hënën në dysh. Kjo është e koduar. Unë po shtrihesha për të fjetur, sa vura kokën në jastëk. U gjenda përballë Zotit sa vura kokën në jastëk.
Ajo që pashë aty, ishte se u shfaqa vertikalisht përballë Zotit, ndërkohë që unë isha shtrirë horizontalisht. E pashë veten në këmbë. Ishte errësirë dhe shfaqje gjigante e Zotit në mes. Kuptova që nuk kishte gravitet. Koha ndryshonte nga koha në tokë. Në një moment nuk e di se si më erdhi ndërgjegjja dhe thashë, po a u shtriva unë? Nuk ishte ëndërr, nuk isha në gjumë.
Nuk mundem ta shpjegoj se si u shfaqa para Zotit. Dola përpara Zotit dhe Zoti shfaqi lavdinë e vetë dhe më tha ja ku jam më shih, se të tjerët nuk kanë shans të më shohin. Nuk kisha asnjë problem në jetë. Ishte komplet rastësi. Zoti transmetoi tek unë dashuri pafund dhe ishte dashuri nëne, zemra e kupton. Dashuri e pamatë.
Zoti ishte i mbuluar i gjithi me flori, si flori në formë zhive, jo flori i ngurtë. Si flori i lëngshëm. Unë nuk fola fare, vetëm shikoja. Në kohë mund të ketë zgjatur rreth 15 sekonda. Nuk e diskutova me njeri, se mendoja se nuk do të më besonin. Me kalimin e kohës vijnë tek unë mendime dhe orientime për jetën. Kur Zoti e krijoi Adamin, ata hynë në mëkat dhe Zoti tha tashmë ti e njeh të mirën dhe të keqen. Kështu është dhe puna ime.
Më ka dhënë një dhunti, unë bëj ndarjen e shpejtë të gjërave negative dhe pozitive. Unë jam marrë me sport. Babai im ka qenë shkrimtar dhe vetë jam marrë me shkrime. Këto janë gjetje. Tani kam një projekt, kam projektin e librit që dua ta lançoj në Greqi. Bëhet fjalë për një libër-koncept, në funksion të vargjeve, të rreshtave të shkruara, si tekstet muzikore, poemat, poezitë. Ky është një libër me një aftësi të jashtëzakonshme për ta nxitur krijuesin.
Është një metodikë prej pesë faqesh se si ndihmohen individët që të krijojnë në mënyrë të thjeshtë. Librin e kam koncept, nuk e kam shkruar ende. Dua të marrë të drejtën e autorit në fillim. Për sportistët e sporteve individuale, në këto momente që po flasim janë të privuar nga ushqimi dhe nga pija, për shkak se iu thuhet që për të mbajtur pesha nuk duhet të hanë, nuk duhet të pinë.
Unë sjell një trajnim të kundërt, i cili të mundëson të hash pa kufi. Është shumë e shëndetshme. Njeriu ka në trupin e vetë indikator, që i thonë mos ha më. Mbipesha dhe tek shtimi i peshës së njeriut ndikojnë qelizat në tru.



