BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve, mes të ndaluarve dhe një tjetër zyrtar

BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve, mes të ndaluarve dhe një tjetër zyrtar

Bashkimi Evropian, i ka zgjeruar sanksionet kundër kompanive ruse dhe disa personave, duke përfshirë zëvendësministrin e Energjisë, Andrei Cherezov, për shkak të dërgimit të disa turbinave, Siemens nga Rusia në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina.

Diplomatët evropianë, kanë thënë se zëvendësministri i Energjisë, Andrei Cherezov, dhe udhëheqësi i departamentit të ministrisë, Yevgeny Grabchak, janë shtuar në listën e të sanksionuarve për “aksione që cenojnë territorin e Ukrainës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj”.

Këshilli Evropian, ka thënë se personave të sanksionuar i’u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së dhe i’u bllokohen asetet që i kanë në kompani të territorit evropian.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e ka quajtuar vendimin për zgjerimin e aksioneve, si hap “të pajustifikueshëm”, i cili ka bërë vend për të marrë masa hakmarrëse.

Krimea, ka qenë qendër e sanksioneve evropiane, sa i përket teknologjisë energjetike, prej kur forcat ruse kanë marrë kontrollin në atë rajon nga marsi i vitit 2014.

Me vendimin e fundit, lista e sanksioneve arrin numrin e 153 personave të sanksionuar. Sanksionimet kanë filluar nga marsi i vitit 2014.

Siemens ka thënë se turbinat janë dërguar “ilegalisht” në Krime dhe “pa dëshirën tonë”, me ç’rast kompania i ka ndërprerë disa marrëveshje me Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy