
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri njëherësh një nga kritikët e Bashës, deklaroi sot në MCN TV se mungesa e një gare të ndershme brenda PD është pengesa më e madhe e ringritjes së kësaj partie.
Ai gjithashtu foli për koalicionin e mundshëm Rama-Basha, i cili sipas tij do të ishte një goditje përfundimtare dhe do të zbulonte gënjeshtrën e madhe që të dy krerët e partive kanë bashkëpunuar deri më tani.
Intervista e Edvin Kullurit për MCN TV:
Çfarë e mban Bashën në krye të PD?
Kulluri: Këtë përgjigje ka shumë njerëz që e kërkojnë prej 8 vitesh. A e mban një pakt me Ramën apo paratë nuk e di, kjo është një përgjigje që duhet ta japë Basha. Kriza e madhe e PD ka nisur pas 2017-ës. Unë dhe Harxhi kemi propozuar edhe një statut. Asnjë se di ku fillon e ku mbaron kryesia dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Pse nuk prisni zgjedhjet e planifikuara në muajin korrik për kryetarin e partisë dhe kjo periudhë 1 mujore të shfrytëzohej nga kandidatët për fushatë brenda strukturave? Pse kjo lëvizje tani?
Kulluri: Unë nuk di asnjë ndeshje futbolli ku një ekip të ketë stadiumin e tij.
Ju i druheni zgjedhjeve brenda partisë?
Kulluri: Po natyrisht se janë kapur me video se si një person ka votuar 6 herë në Vlorë. Janë të dokumentuara të gjitha.
Në PD e vetmja pengesë Basha?
Kulluri: Është mungesa e një gare të ndershme. PD duhet ti hapë rrugën vetes për një formim. Ose do ringrihet ose do shkatërrohet PD. E kam thënë që edhe Ramiz Alia e kuptoi që duhej të largohej. Nuk ia ka falur kush partinë Bashës.
Si e vlerësoni heshtjen e Sali Berishës mbi proceset e brendshme të PD?
Kulluri: Është një pyetje për Berishën. Unë i kam bërë thirrje për të marrë përgjegjësi. Është zgjedhje personale. Kjo parti duhet të modernizohet dhe të formohet.
Koalicioni mes Ramës dhe Bashës?
Kulluri: Kjo do të ishte goditje përfundimtare që do të zbulonte gënjeshtrën e madhe që kanë mbajtur deri më tani. Nuk besoj që demokratët do ishin dakord.
Çfarë e lidh Bashën me Ramën?
Kulluri: I njëjti model, janë njerëz që nuk u dridhet qerpiku dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Basha a tha jam garant që s’do vidhen votat? Dhe tashmë thotë janë vjedhur votat, do mbajë përgjegjësi? Këtë herë do ketë garë, do jetë publik. E ftoj Bashën të diskutojë me anëtarët e partisë dhe të mos fshihet pas kamerave.
Kush mund të ishte zëvendës i Bashës?
Kulluri: Një personalitet, PD nuk i mungojnë por nuk mund të flas për emra.
Ju do të garoni?
Kulluri: Unë vetë nuk do të garoj.
Nëse mbeteni pa kryetar a do e penalizonte procesin për vjedhjen e votës?
Kulluri: Nga pikëpamja proceduriale janë firmosur procesverbalet dhe PD ka humbur. Zgjedhjet janë firmosur nga komisionerët e PD, është e qartë, Basha po përpiqet të fitojë kohë. Unë sot nuk i njoh 70% të PD-së. Këshilli kombëtar dhe kryesia duhet të marrin rolin e tyre. Si mundet kryetari që flet për vjedhje votash të mos lejojë zgjedhje të lira.



