Sejamini: Prokuroria s’po bën hetime serioze, sidomos në çështje ku janë përfshirë politikanë të lartë

Sejamini: Prokuroria s’po bën hetime serioze, sidomos në çështje ku janë përfshirë politikanë të lartë

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit“ se prokuroria nën presionin e disa faktorëve ka zgjedhur të bëjë lojë dhe jo hetime serioze, dhe sa herë ndodhet në një situatë të tillë zgjedh të bëjë një thirrje të bujshme.

Duke vijuar më tej, logjikën e tij, Sejamini tha se SPAK ka disa çështje që i zvarrit me vite, .

Do e kisha vështirë ta akuzoja se SPAK përdoret nga qeveria për të goditur kundërshtarët, por mund të hamendësoj. Është e dukshme, SPAK ka disa çështje që i zvarrit me vite. Një nga mënyra si do ta zbehësh, dobësosh është të bësh këtë gjë. Nëse marrin shembullin e  Joy-it; shty, shty, policia nuk merr shenja, pas 7 muajsh çështje ka vdekur hetimet duhet të ishin bërë. Për Çez DiA duhet të kishte mbaruar ara 7-8 vitesh. Për inceneratorët po ashtu. 2-3 gazetarë pa asnjë mjet e zbërthyen 90% të asaj që dimë, prokuroria ka shtuar vetëm 5 %. Prokuroria s’po bën hetime serioze, sidomos në çështje që janë përfshirë politikanë të lartë. I vetmi hetim që ka çuar në dënim është ish-kryebashkiaku i Lushnjës. Prokuroria nën presionin e qeverisë ka zgjedhur të bëjë lojë, të na japë ne një shfaqe publik dhe sa herë është nën presion bën ndonjë thirrje të bujshme, thërret Metën etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy