
Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në emisionin MCN Economy se rritja e vlerës së investimit nga 104 milionë euro në rreth 150 milionë euro ka ngritur dyshime të arsyeshme për fryrje kostosh dhe mund të lëkundë bazat e kontratës koncesionare.
Dyshimi i prokurorisë është se duke qenë se detyrimi kontraktuar ka qenë për 104 milionë euro, plani i biznesit mbi të cilën është bazuar kontrata do duhet ta kishte parashikuar që kemi të bëjmë me një investim që shkon deri 150 milionë euro se ndryshojnë termat. Ndoshta do duheshin parë e gjithë puna parapërgatitor.
Shteti është i interesuar që vepra që jep me koncesion jo vetëm të realizohet, por që koncesionari të realizojë fitim.
Për shkak të rivlerësimeve që janë bërë, faturat që kanë deklaruar të dy palët pjesëmarrëse vlera e investimit paska qenë më e madhe 50%, kemi të bëjmë me lëvizje që mund të lëkundë kolonat e koncesionit.
Prokurori ka gjetur dyshimin e arsyeshëm që kemi të bëjmë me fryrje kostosh.



