
Një zjarr masiv ëshë përhapur mbi fshatin Gjat njësia admnistrative Lunxhëri e bashkisë Gjirokastër. Zjarri ka nisur prej disa minutash ndërsa po përparon shpejt për shkak të erës. Forcat zjarrfikse me nën drejtimin e kreut tê PMZSH Pëllumb Shalari kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit për aktivizimin e kësaj vatre . Ky është rasti i dytë brenda disa ditësh që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri të cilat janë cilësuar të qëllimshme. Rikujtojmë që situata agravoi në fillim të muajit duke shkaktuar dy viktima në zonën e Lunxhërisë.



