Maturantët hapin sot sezonin e provimeve. Ata do t’i nënshtrohen sot testit për gjuhën e huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat dy orë.
Janë 31 mijë maturantët që i nënshtrohen këtij provimi, nën masat e parashikuara për situatën e pandemisë COVID-19.
Provimi i sotëm pasohet nga ai i datës 11 qershor, kur maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës.
Provimi i fundit është ai i lëndës me zgjedhje dhe jepet më 18 qershor.



