Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë është takuar sot me ish-kryeministrin, Sali Berisha në zyren e këtij të fundit. Lu i ka dorezuar njeriut më një peshë shumë të rëndësishme në partinë më të madhe opozitare në vend draftin e vërejtjeve te Komisionit të Venecias për reformën në drejtesi.
Duke vleresuar angazhimin dhe rolin e opozitës dhe të vetë ish Kryeministrit, Berisha per kete process themelor, Donald Lu shprehu bindjen se vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias pasqyrojnë qëndrimet dhe vërejtjet e formuluara nga opozita.



