
Takimi i së dielës mes presidentëve Thaci dhe Vucic ka përfunduar pa marrëveshje përfundimtare. Megjithatë presidenti i Kosovës paralajmëroi izolim nëse nuk arrihet një marrëveshje. Ndërkaq homologu i tij serb, theksoi se është e rëndësishme që rruga drejt saj do të jetë paqësore.



