Ruçi takon homologun austriak/ Sobotka: Integrimi i Shqipërisë, prioritet konstant i Austrisë

Ruçi takon homologun austriak/ Sobotka: Integrimi i Shqipërisë, prioritet konstant i Austrisë

“Integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor është një ndër gjashtë prioritetet e Austrisë”, deklaroi sot Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, në një takim në Tiranë, me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Ne mbështesim në mënyrë të posaçme integrimin e gjashtë vendeve të Europës Juglindore sepse e konsiderojmë veten pjesë të kësaj zone të Europës. Integrimi i rajonit në BE do të kontribojë në shndërrimin e Europës në një zonë paqeje, mirëqenieje dhe sigurie”, shtoi ai.

Sobotka shprehu besimin se skepticizmi i vendeve antërare do vijë duke u zbutur dhe Këshilli Europian do të vendosë çeljen e negociatave me Austrinë në mbledhjen e tij të radhës.

“Ne jemi të qartë për arritjet e reformave të Shqipërisë, të cilat nuk janë qëllim në vetvete, por u shërbjejnë qytetarëve shqiptarë. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera burojnë edhe nga miqësia e fortë e tradicionale dhe mirëkuptimi i plotë midis popujve tanë. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Kuvendin e Shqipërisë dhe ku bashkëpunim do të fuqizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, e cila do të afrojë më shumë rininë dhe qytetarët me aktivitetin parlamentar dhe sistemin demokratik në Shqipëri. Demokracia nuk është dhuratë, por një qëllim i madh që arrihet me punë, përkushtim dhe pjesëmarrje e kontribut në zgjedhje dhe sistemin demokratik”, nënvizoi Presidenti Sobotka.

Nga ana e tij, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Austrisë si edhe bashkëpunimin e ngushtë midis parlamenteve të dy vendeve.

“Vlerësoj edhe mbështetjen personale të Presidentit Sobotka, i cili është ndër kryeparlamentarët europian më të angazhuar në kurorëzimin e rrugëtimit europian të Shqipërisë, një lobist, avokat dhe mbështetës i sinqertë dhe fuqishëm i Shqipërisë. Është edhe në saj të kësaj mbështetjeje që Komisioni Europian rekomandoi përsëri me 2 mars çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ne mbetemi të përkushtuar dhe kemi intensifikuar përpjekjet dhe bërë përparim të mëtejshëm në plotësimin e kushteve të vendosura në 2018 nga Këshilli Eeropian”, nënvizoi Ruçi.

Ai e informoi homologun austriak se reforma në drejtësi po implementohet në mënyrë të qëndrueshme, jo vetëm me vazhdimin e vetting-ut, por edhe krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat po rindërtohen e bëhen funksionale me shpejtësi.

Ruçi shrehu mirënjohjen për kontributin e Austrisë në përballimin e pasojave të tërmetit dhe kontributin në Konferencën e Donatorëve.

Pasi e falënderoi, Presidentin Sobotka për rolin pozitiv të Austrisë për Kosovën, Kryetari Ruçi nënvizoi se Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një promotor i fortë i bashkëpunimit rajonal dhe do të luaj një rol të vazhdueshëm stabilizues në rajon.

Në fund të takimit u nënshkrua edhe Marrëveshja midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Austrisë për krijimin në Kuvendin e Shqipërisë të “Punishtes së Demokracisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy